TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pohuar përmes një statusi në rrjetin social se është plotësisht dakord me propozimet themelore, të bëra sot nga kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu ai shprehet se është plotësisht dakord, që ndryshimet në qeveri të mos bëhen thjesht për të larguar Ramën dhe në vend të tij të vihet Basha, por më parë duhet ndryshuar mendësia dhe forma qeverisëse.

“Jam plotësisht dakort me propozimet themelore të Kryetarit të Partisë Demokratike:

  1. Politikë e lirë, konkurruese dhe e dekriminalizuar.
  2. Shtet të së drejtës të depolitizuar e të drejtë.
  3. Ekonomi me treg të lirë, konkurruese dhe me shance të barabarta.
  4. Arsim perëndimor me cilësi.
  5. Kujdes social për çdo individ.

Plotësisht dakort edhe me idenë që nuk është fjala “të ndërrojmë Edi Ramën me Lulëzim Bashën, por të ndërrojmë mendësinë qeverisëse në shërbim të interesit publik”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: