Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se me ligjin aktual Nr.162/ 2020 të gjitha shkeljet e tenderave të sotëm janë të legalizuar.

Sipas Manjanit në burg nuk duhen futur shkelësit, por ata që kanë bërë ligjin për prokurimet publike.

Për ish-ministrin, vlerësimi i fituesit të tenderit është subjektiv ndërsa ata që bëjnë procedurën e vlerësimit nuk janë përgjegjës as për hartimin e kërkesave të tenderit e as përgjegjës për lidhjen dhe zbatimin e kontratave.

 

STATUSI NGA YLLI MANJANI

Nxirrini njerëzit nga burgu se rrinë kot aty!

Po të keni këllqe, Futni në burg ata që kanë bërë këtë ligj të MOS Prokurimit Publik!

Shiheni se si harxhohen paratë e buxhetit pa tender, pa garë. Të gjitha shkeljet e tenderave të sotëm tashmë janë legalizar…

Edhe kur behet ndonjë procedurë, kontratat janë afatgjata, njësoj si te koncensionet…

Aty ku kërkohet vlerësim konkret fjalitë në ligj fillojnë me “mund të…” Vlerësimi i fituesit është subjektiv…

Ndërkohë, sa për informacion, ata që bëjnë procedurën e vlerësimit të atyre pak firmave që marrin pjesë në ato pak gara, nuk janë përgjegjës as për hartimin e kërkesave të tenderit e as përgjegjës për lidhjen dhe zbatimin e kontratave. Nuk kanë qenë as me ligjin e vjetër…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb