TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka katandisur kryesimin e OSBE-së në një karikaturë. Një ditë pasi Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE, Shehu shkruan se kjo gjë po kthehet në komedi.

Sipas tij, OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.

Ai shkruan se OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme ndërsa Rama ka zhvilluar zgjedhje të blera politike dhe një farsë “votimi” më 2019, sipas vetë OSBE.
Shehu përmend edhe deportimin e shtetasit turk pa vendim gjykate dhe madje e akuzon kryeministirn se dhe Ministrinë e Jashtme e ka katandisur në një ngrehinë pa rol.

POSTIMI I SHEHUT
Rama e katandisi kryesimin e OSBE në një karikaturë.
“Shqipëria në krizë” do të kryesojë OSBE, ky është titulli ironik i mediave ndaj marrjes dje të drejtimit të asaj organizate.
Duhej të ishte ky një mundësi promocioni për ne dhe një mesazh për OSBE-në, kur në fakt po kthehet në një komedi.
OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.
OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje të blera politike dhe një farsë “votimi” më 2019, sipas vetë OSBE.
OSBE lufton për një drejtësi eficiente, etja e Ramës për ta kontrolluar atë na ka çuar në një dekapitim të atij sistemi, pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese.
OSBE ka si flamur pluralizmin, Rama sot përdor një Parlament monist e antikushtetues 122-sh, me 42 «pupacë» në atë, një qeverisje lokale sovjetësh, etj.
OSBE ka prioritet liritë e medias, të njeriut, ndërsa Rama miratoi në atë Parlament një ligj të tipit «agjitacion e propagandë», deporton individë pa asnjë transparencë e vendim gjykate….
Dhe kështu mund të vazhdohet deri te nevoja që ka OSBE për të pasur si interlokutore një Ministri të Jashtme serioze e profesionale!
Ndërsa Rama e ka katandisur dhe atë në një ngrehinë, që nuk luan asnjë rol…që as nuk dihet se cilin ka për Ministër.
Në këto kushte ky rast i humbur veçse na vendos në rolin e «bedelit» duke na bërë qesharakë, si dhe komprometon atë institucion prestigjioz.

Shehu Fb
Shehu Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb