Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani teksa ka mbështetur idenë për referendum të propozuar nga presidenti Ilir Meta, pohon se në vend duhet të mbahen zgjedhjet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se rendin kushtetues e rivendos populli.

“Rendin kushtetues të shkërmoqur tashmë e rivendos populli, pa asnjë dyshim.
Prandaj duhen thirrur sa më parë zgjedhjet politike në vend. Si fillim duhet rikthyer pluralizmi politik që ndan e balancon pushtetet.
Të tjerat vijnë natyrshëm.
Kjo është përparsi e përparsive!”, shkruan në ‘Facebook’ ish-ministri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb