SHKUP- Mitko Cavkov duhet që të ikë menjëherë nga pozita e ministrit të punëve të brendshme, së bashku me qeverinë jo legjitime të VMRO-DPMNE-së , kërkoi sot në pres konferencë, sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski.

“Nikolla Gruevski rrejshëm po shpreson se mundet që të përfitoje nga skenaret për përplasje midis qytetarëve, ashtu si i nxiti ai. LSDM-ja, qytetarët, opinioni demokratik, të gjithë ato që e duan shtetin nuk do të lejojnë skenare të zeza të Nikolla Gruevskit. Regjimit i ka ardhur fundi, ai po fundoset çdo ditë. Ose Gruevski ose Maqedonia. Qytetarët janë për Maqedoninë”, porositi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: