TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm gjatë ditës së sotme por me sa duket ky takim nuk do të realizohet.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thonë se për shkak të angazhimeve, Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta takojë sot ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit ka kërkuar të takohet sot me zotin Llalla. Mendohet se shkak mund të jetë arrestimi i të afërmve të tij në shtetin fqinj dhe shkrimet e botuara në shtypin italian për implikimin e zotit Tahiri në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb