TIRANE

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Lëvizjes Socialsite për Integrim Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë kolegia e saj ish-deputetja Nora Malaj më atë të një postimi të rrjetet sociale. Edhe pse ishte shtatzënë, Klajda Gjosha ka qenë shumë aktive në situatën aktuale politike. Kujtojmë që –ish ministrja ka edhe një djalë 5 vjec, Luisin.

Postimi i plotë
“Një urim për ty e mira Klajda! Muaji Gusht nisi mbare! Uroj që pēr ju të gjithë të jetë i tillë! Mikja ime e mirë , Klajda , sot u bë nënë për herë të dytë. Po kësaj here, ndryshe nga hera e parë, solli në jetë një vogëlushe të bukur, të cilës i uroj që jeta ta mirëpres e ta dojë, t’i ofroj pafund dashurinë e përkujdesin e prindërve , mami Klajdes e babi Ardianit, vemendjen dhe dashurinë e vëllait Luis , që po e priste me shumë gëzim dhe kuriozitet, dashurinë e nënave dhe të gjysherve , mirësinë e tezes dhe të xhaxhallarëve . Qofsh e lumtur vogëlushja ime ! Nuk ka bekim më të madh sesa mëmësia . Sot , Klajdës ju kompletua familja. Dashuria e prindërve për fëmijët dhe respekti i fëmijëve për prindërit kur rriten janë kapitali më i cmuar për njerëzimin.
Jam e bindur se tashmë Klajda po përjeton momentet më të forta të memesisë, atë të pasjes së foshnjes pranë, armonën e dlirë të qumshtit dhe pastërtisë që e kanë privilegj vetëm bebet dhe e ndjej që së bashku me qumshtin e gjirit do t’i trasmetoj dhe dashurinë për kete botë që tashmë për të është e panjohur, po që do ta shoqëroroj tërë jetë! Le ta mirëpresim këtë bekim hyjnor me urimin më të mirë: Qofsh e lumtur vogëlushe, u rritsh plot dashuri, qofsh e rrethuar nga mirësia dhe gëzofsh të gjitha ciklet e jetës me prindërit pranë dhe me emblesi e mirësi rrethuar! Paç jetë të gjatë , të begatë dhe të lumtur! Mirë se erdhe midis nesh! Ardhsh me kembë të mbarë e begati!
Sot ishte një ditë lumturie, se ti na gëzove me ardhjen tënde dhe Mami Klajda e kalojë edhe këtë sporvë të vështirë! Paçi vetëm gëzim e lumturi! ??????”- shkruan Nora Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: