Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, reagon pas deklaratës së fortë të PPE se Reforma Zgjedhore duhet të miratohet urgjent pa ndryshime të njëanshme nga qeveria, duke e cilësuar këtë një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë.

Mes të tjerash, ish-nministrja thekson se “Uroj që gjithcka e shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete”.

Mesazhi i Gjoshës:

PPE ka paraqitur sot një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, kushtet për celjen e negociatave, por edhe për kriterin kryesor atë të dialogut politik dhe konsesusit për reformat kyce.

Miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarte demokratike.

Uroj që gjithcka e shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete.

Shqipëria ka vetëm një alternativë, perspektivën europiane!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb