Ish-ministrja e Integrimi, Klajda Gjosha deklaroi se vendimi i sotëm i Këshillit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikonfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve tona.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjosha thekson se çelja e negociatave në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve, ndërsa sipas saj duhet të plotësohen 15 kushte.

MESAZHI I GJOSHËS
Vendimi i sotëm i Këshillit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikonfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve tona.
Celja e negociatave në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve. Vendet anëtare kanë ndjekur një strategji ndryshe për t’i bërë vendet tona më të përgjegjshme për detyrimet dhe plotësimin e plot 15 kushteve, para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila ende mbetet pezull dhe pa afat kohor.
Ky është një vendim për të inkurajuar qytetarët dhe për të vendosur në punë qeverinë dhe politikën.
Ndonëse në kohë të vështira si ky i Covid-19, perspektiva jonë europiane mbetet gjithnjë një prioritet i patjetërsueshëm!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb