TIRANE- Ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli flet për herë të parë për skandalin e radarëve. E ftuar në një studio paralele në emisionin “Të Paekspozuarit” në ‘News24’ Kodheli foli lidhur mbi akuzat e bëra ndaj institucionit që ajo drejtonte, ku opozita pretendon se radarët janë fikur për t’u dhënë mundësi trafikantëve të drogës.

Kodheli shkon edhe më tej, duke thënë se ushtritë në botë nuk merren me trafikantë droge. “Nuk ka ushtri në botë që merret me trafikantë. Pra asnjë ushtri e NATO-s nuk merret me trafikantë. Dhe ajo kontratë që ka kaluar në parlament për blerjen e radarëve është e programuar të shikojë një gjë metalike, jo plastike”– tha Kodheli.

“QNOD është një institucion i ngritur shumë kohë më parë, është një strukturë nëse nuk gaboj, e ngritur me para të dhuruara nga BE. Është një qendër ndërinstitucionale dhe drejtohet nga civilë, jo nga ushtarakë. Struktura është ndërinstitucionale, është nën varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Por drejtori i qendrës propozohet nga Ministria e Mbrojtës dhe miratohet nga kryeministri. Në atë sallë ku janë ekranet ku vëzhgohen radarët, ka 10 punonjës në turn, ka vetëm një punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes. Ka përfaqësues të Anti-terroitt, të Doganave, të ministrisë së Bujqësisë për shkak të peshkarezhave. Ka dhe një përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, për shkak të ndotjes.”, tha Kodheli.

Pyetjes së gazetari Ylli Rakipi se çfarë roli kanë radarët dhe cila është detyra e tyre, Kodheli tha: “Në vitin 2006 me të drejtë qeveria e asaj kohe meqenëse Shqipëria po përgatitej për të hyrë në NATO dhe pas hyrjes në NATO kufijtë detar do ishin edhe kufij NATO, mendoj me të drejtë që të bliheshin disa radarë që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes, radarë që mbrojnë kufijtë detarë. Mbrojnë nga armiqtë e mundshme. Nuk janë domosdoshmërish për trafiqet. Radarët kanë qenë të përcaktuar që të shohin aut-in. Kush vjen nga jashtë në territorin detar. Nuk kanë qenë këto radar për të parë këtë gjë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: