Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, rrëfeu në rubrikën “Opinion”, në Neës24, betejën me koronavirusin. Ish-ministrja theksoi se ka qëndruar dy javë e karantinuar, për shkak të shenjave të koronavirusit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi, lodhje e këputje.

Kumbaro tha se gjëja më e rëndësishme në përballjen me virusin është menaxhimi i anës psikologjike, e cila sipas saj, do të lërë pasoja te shoqëria edhe pas pandemisë.

“Krahasuar me panoramën e përgjithshme, mendoj se mund të quhemi te rastet mesatare. Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun. Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza” u shpreh ish-ministrja Kumbaro.

Pse duhet të votojnë njerëzit sërish PS?
Nëse ne bëjmë një bilanc, unë jam shumë krenare që vazhdoj të jem kandidate në Gjirokastër, sepse shkoj me ballin lart, kemi bërë kaq shumë punë. Nuk shoh pse njerëzit nuk duhet ta votojnë PS. Më 2013 i gjithë Qarku i Gjirokastrës ishte n jë shkretëtirë. Ne sot po paguajmë 25 vite braktisje në Qarkun e Gjirokastrës, që s’ka qenë në vëmendje të projekteve, ka qenë në rënie të lirë. Sigurisht që në 25 vite njerëzit kanë kërkuar një jetë më të mirë, qoftë në anën tjetër të kufirit, qoftë drejt Tiranës. Sot ne i ndjejmë pasojat, se këto fenomene nuk ndalen në një ditë. Zhvillimi në Gjirokastër është i pakrahasueshëm. Turizmi po ashtu. Kishte vetëm një hotel Gjirokastra, ndërsa sot ka shumë qendra akomodimi.

Çfarë do të bëni në shtëpinë e Kadaresë?
Është e mbyllur aktualisht për publikun, sepse është pjesë e projektit të rehabilitimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb