Kuvendi i Shqipërisë u mblodh ditën e sotme në seancën e radhës plenare, ku u diskutuan një sërë projektligjet.

Njëra prej tyre, kishte të bënte me projektligjin e propozuar nga ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin.

Elisa Spiropali, e cila propozoi ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale për përdhunuesit e të miturve, në mënyrë që të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, që mund të ulë dënimin deri në 1/3. Por kjo i përket asaj se çfarë ndodhi në Parlament, ndërsa jashtë saj, u pa diçka tjetër.

Deputetë e ministra, u paraqitën këtë seancë duke respektuar kodin e veshjes për në Kuvend. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u shfaq e veshur me një fustan veror, e me rruaza ekzotike rreth qafës.

Ndërsa nga deputetët meshkuj, në sy ra Kujtim Gjuzi, i cili shihet në fotot e siguruara nga LSA, me kostum serioz dhe një çantë në duar.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: