Ditën e sotme, ish-miss Shqipëria, Suada Sherifi, ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë. Lajmin e lindjes së foshnjës, Suada e ka dhënë nëpërmjet disa postimeve në Snapchat.

Fillimisht ajo ka postuar një foto të një buqete të madhe me lule. Ndërsa në një tjetër foto të dhomës së spitalit ajo shkruan: “Falënderoj Zotin që sot më bekoi me një vajzë!” Një jetë e re për Suadën sapo ka filluar.

I urojmë jetë të gjatë vogëlushes dhe sa më shumë lumturi Suadës, e cila sapo filloi eksperiencën si një nënë e re./Blitz/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: