Kandidati i PD për Vorën, Ymer Marku, prezanton sloganin dhe posterin e fushatës. Marku garon për kryetar bashkie në Vorë, një nga 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhje më 6 mars.

Ymeri është diplomuar tek Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Sipas PD, lidhjen e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit e Vorës i ka filluar në vitin 2003 si kryetar i Komunës Bërxullë, ku nën drejtimin e tij u ndërtua Ujësjellësi dhe Kanalizimet për të gjithë zonën dhe u shtruan 95% e rrugëve. Ymeri ka shërbyer edhe 4 vjet si Nënkryetar i Bashkisë. “Ymeri do jetë gjithmonë në shërbimin të banorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë dhe vetëm në shërbim të halleve dhe problemeve të tyre”, deklaron PD.

Ymer Marku
Ymer Marku

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: