Numri i vdekjeve të ushtarëve rusë në qytetin e kontestuar të Bakhmut mund të jetë deri në 30,000, tha për Sky News analisti ushtarak Philip Ingram.

Ish-oficeri i inteligjencës thotë se Bakhmut është një qytet “i vogël, i parëndësishëm” në rreth 745 milje (1200 km) vijë të frontit.

Ai shtoi: “Rusët e shohin si një hap për të shkuar në qytete të tjera, Kramatorsk dhe Sloviansk, dhe kështu ecën përpara për të provuar dhe kapur pjesën tjetër të këtij rajoni të Donbasit.

“Ukrainasit, siç kemi dëgjuar nga Presidenti Zelenskyy, e shohin atë si një operacion ushtarakisht ndreqës. (dhe) nga një perspektivë emocionale dhe për rrjedhojë nga një perspektivë vëmendjeje.

“Kështu që Ukraina mund të përgatitet për atë që dëshiron të bëjë diku tjetër, sepse i gjithë fokusi rus duket se është në këtë qytet të vogël.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: