Në intervistën për emisionin ‘Kjo Javë’, ish oficeri Emiljano Nuhu thotë se ndihet ende i kërcënuar. Pyetjes se përse në intervistat e tij televizive del gjithnjë i mbuluar, edhe pse emri i tij tashmë është bërë publik, Nuhu thotë se ka zgjedhur këtë për shkak të punës së tij në polici, si agjent i infiltruar në bandat kriminale .

Po tani që vendosët të ikni, ndiheni të kërcënuar keni frike?
vazhdoj të ndihem i kërcënuar por autoritetet ku kam kërkuar mbështetje dhe mbrojtje ma kanë siguruar këtë mbrojtje.

E keni fituar statusin e azilantit?

Më kanë sigruar mbrojtje

Me ish oficerin Zagani si jeni njohur?

Me ish oficerin Zagani jam njohur për shkak të hallit që më ka zënë dhe pasi kam ardhur në këtë shtet nuk dija kujt ti kërkoja ndihmë. Jam munduar të kontaktoj kam kontaktuar me të dhe ndihma e vetme që më ka dhën më ka treguar portën e institucionit ku unë doja të trokisja, më ka marrë një ditë të shtëpia e tij më ka dhënë bukë dhe kaq ka qenë ndihma

Ndryshe nga ish oficer Zagani zgjidhni të shfaqeni i mbuluar. Pse?

Për shkak të punës ku unë kam punuar për 6 vjet me grupet kriminale si agjent në mbulim. Nuk mund të shfaqem me fytyrë të ekspozohem ndaj grupeve kriminale që unë kam futur në burg

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb