TIRANE- Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka denoncuar në një lidhje me telefon në emisionin “Opionin”, se i kanë ofruar para në kërkim të heshtjes, një ditë pas intervistës së tij.

“Më kanë kontaktuar permes celularit njerez të mi të njohur edhe më kanë ofruar para”, tha Nuhu, duke shtuar: “më kanë thënë që kundrejt shpërblimit hap gojën sa lekë do dhe mos e përmend emrin”.

Fevziu: Kur?
Nuhu: Sot, sot.
Fevziu: Po thuaj emrat!
Nuhu: S’mund ta them emrin se janë lidhje shoqërore të miat. E pamundur që t’i nxjerr se ata jetojnë në Shqipëri
Artan Hoxha: Atë njeriun që të ka çuar Taulanti, atë thuaje.
Nuhu: S’mund t’i nxjerr emrat…

Ish-oficeri i policisë tha se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij. Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?
Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.

Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish-të dashurës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb