TIRANË

Atentatorët e kishin ruajtur për disa muaj ish oficerin e policisë Arben Bilali, i cili dilte shumë rrallë nga shtëpia, derisa gjetën momentin për ta eleminuar.

Burime nga grupi hetimor thanë për ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ se 50 vjecari kishte dalë nga banesa disa orë para se ta qëllonin. Ai po kthehej në shtëpi me një makinë tip “golf 4”, ku po udhëtonte si pasagjer. Makina e tij është vënë në ndjekje nga 2 atentatorët që udhëtonin me një “benz të zi”. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u ndoq për rreth 9 kilometra që prej kryqëzimit të “Vasil Shantos” deri në rrugën “Daniel Ndreka” ku kishte shtëpinë.

Rruga drejt banesës së Bilalit është një kalimshe cka iu ka mundësuar atentatorëve ta ndjekin viktimën pa rënë në sy. Rreth 50 metra larg shtëpisë së tij mjeti ‘Golf 4’ i drejtuar nga djali i një shoku të Arbenit ndaloi, që ky i fundit të zbriste. Teksa makina u drejtua në rrugën dytësore të  Autostradës Tiranë-Elbasan, një prej personave që ndodhej në mjetin ”benz “dhe që dyshohet se është vrasës me pagesë, ka hapur zjarr nga një distancë prej rreth 5 metrash drejt Arben Bilalit.  Burime pranë policisë thanë se vrasja është kryer me një armë automatike me silenciator dhe drejt viktimës është qëlluar rreth 15 herë nga brenda makinës në ecje.

Pavarësisht se janë ngritur pika të shumta kontrolli Policia e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë person të dyshuar për ngjarjen. Në polici është thirrur edhe drejtuesi i mjetit që solli Bilalin në banesë. I riu ka dhënë dëshminë e tij dhe më pas është lënë i lirë.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë hakmarrja e gjatë që ka familja Bilali me një organizatë kriminale në zonë. Fillimet e këtij konflikti datojnë në vitin 1997 kur u vra gabimisht vëllai i Arbenit, Bujar Bilali. Vite më vonë në 2010 u vra edhe vëllai tjetër Leonard Bilali. Për vrasjen e Bilalëv nuk ka asnjë të dënuar, por zyrtarisht as Bilalët nuk janë fajësuar për ndonjë vrasje

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: