“BalkanWeb” sjell të tjera pjesëza nga ngjarja tragjike në Elbasan, ku burri vrau bashkëshorten, nënë e 3 fëmijëve të tij. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan, pranë Gjykatës.

Gazetarja Dorjana Bezat, në një lidhje me emisionin ‘Me zemër të hapur’ tha se çifti, Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi. Kjo e kishte detyruar viktimën që të niste dhe procedurat e divorcit. Sipas Bezatit, 54-vjeçarja kishte qenë diplomuar për infermieri, dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin.

Familjarët thanë për gazetaren Bezat se ndonëse Liljana ishte shumë e zonja në profesionin e saj, burri e kishte izoluar në banesë, dhe nuk kishte dashur që ajo të punonte kurrë. Sipas Bezatit, Koço Bozo e kishte dhunuar prej vitesh gruan, nënën e një vajze që tashmë jetonte jashtë shtetit dhe dy djemve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb