Pelè gjatë karrierës së tij shënoi mbi 1000 gola. Disa i shënoi edhe nga pika e bardhë e penalltisë. Interesant fakti se legjenda e humbi 11-metërshin e parë pas 14 vitesh si futbollist profesionist.

Ish-portieri 81-vjeçar, Sebastião Luiz Lourenço pritit penalltinë e Pele më 12 maj 1971 kur skuadra e tij Sao Bento humbi ndaj Santos në kampionatin Paulista.

Ai e ka mbajtur topin që nga fundi i ndeshjes. Ai është portieri i vetëm i gjallë që mori këtë “dhuratë” nga Pelé. Ai dhe Pele filluan të luanin në të njëjtën kohë, në moshën 15-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: