SHBA– Jemi mësuar ta shohim ish-presidentin amerikan Bill Clinton duke folur për politikën dhe diplomacinë.
Që prej lindjes së mbesës se tij Charlote Clinton-Mezvinsky, Bill Clinton ka shfaqur edhe ndjesinë e të qënurit gjysh.
I ftuar në “Late Night With Seth Meyers”, Clinton ka folur gjatë për mbesën e tij, duke thënë se është shumë i lumtur që është bërë gjysh.
“E dua shumë mbesën time. Është një ndjenjë që e kuptojnë të gjithë gjyshërit në botë”, ka thënë Clinton.
Ai ka ripërsëritur fjalinë e bashkëshortes së tij Hilary Clinton se mbesa e tyre është gëzimi më i madh dhe gjëja më e bukur që ju ka ndodhur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: