EGJIPT- Ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi është dënuar me 20 vite burg nën akuzat për nxitjen e vrasjes së protestuesve, verdikti i parë ky që prej rrëzimit nga pushteti. Morsi është rrëzuar nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij.

Që nga ajo kohë autoritetet kanë shpallur të paligjshme partinë Vëllazëria Myslimane dhe kanë arrestuar mijëra mbështetës të tij. Morsi dhe disa liderë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane akuzohen për nxitjen e mbështetësve për të vrarë një gazetar dhe protestues opozitarë, gjatë përleshjeve jashtë pallatit presidencial, në fund të vitit 2012.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb