Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka bërë një gjest që ka fituar vëmendjen e mediave. Ai ka vendosur të dhurojë rrogën e tij vjetore, prej 1.5 mln euro punonjësve të kompanisë së tij Saras.

Ai e ka bërë këtë gjest dhe më pas i ka dedikuar të gjithëve një letër, ku shpjegon arsyet e këtij vendimi.

“Ju falenderoj për sakrificat që po bëni, që me siguri, janë një ndihmë e madhe për kalimin me sukses të kësaj periudhe të vështirë të kompanisë. Unë po i lejoj vetes që t’ju dhuroj rrogën time vjetore të këtij viti, për të mbuluar sadopak shpenzimet që keni pasur dhe do të keni në këtë periudhë të vështirë”.

Punonjësit kanë mbetur pa fjalë nga vendimi i Moratit dhe e kanë dhuruar. Shuma e dhuruar nga ish-presidenti do të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë punonjësit, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb