Ish-pronari i ekipit të Palermos, Maurizio Zamparini dhe familja e tij ndodhen në zi.

Kjo pasi djali i tyre 23-vjeçar është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Londër. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat thonë se ish-presidenti është nisur në drejtim të kryeqytetin anglez sapo mori vesh për lajmin e dhimbshëm.

Djali i Maruizos, Armando, është më i vogli nga 4 fëmijët e ish-presidentit. Ai qëndronte në Londër, ku dhe pritej të fillonte një punë të re.

Mediat shkruajnë se ai është gjetur pa shenja jete nga shërbyesja e shtëpisë, ndërsa shkaku i vdekjes dyshohet se është një arrest kardiak, megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të zbulojë më shumë në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb