Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka paralajmëruar se Vladimir Putini nuk do të ndalet së pushtuari Ukrainën, nëse Perëndimi nuk ndërhyn.

Në një intervistë për Sky News, ai tha se Putin kërkon Krimenë dhe rajonin Donbasit nga Ukraina, por nesër, sipas tij, ai mund të kërkojë edhe Skocinë nga Britania e Madhe ose Alaskën nga SHBA.

“Putin dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në”, tha ai.

“Mos u përpiqni të bëni një kompromis me Putinin”, paralajmëroi Poroshenko, duke argumentuar se presidenti rus “do të shkojë gjithmonë më tej”.

Poroshenko tha se sulmi ajror në Lviv gjatë fundjavës, vetëm pak kilometra larg kufirit polak ishte “simbolik” dhe tregoi se Putini është i gatshëm ta çojë konfliktin një hap më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb