Pep Guardiola ka deklaruar në më shumë sesa një rast se e përjashton rikthimin në stolin e Barcelonës. Por Joan Laporta, ish-presidenti i skuadrës blaugrana nga vitit 2003 deri në vitin 2010, dhe që ka ndërmend të kandidojë për t’i marrë kolltukon Josep Maria Bartomeut, ka deklaruar për “Times” se është gati të bindë trajnerin aktual të Mançester Sitit.

“Do të më pëlqente që ai të kthehej, por është një vendim që i takon atij. Pep është një pikë referimi për Barcelonën dhe shumë katalanas do të donin që të ishte trajneri i ri i Barçës. Di të flasim kur të vijë koha për personin që do të duam të ulim në stolin e Barcelonës në vitin 2021”. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në vitin 2021, kur skadon edhe kontrata e Guardiolës me anglezët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb