Çështjet e reformës zgjedhore ishin në fokus të diskutimeve në një tryeze organizuar të premten nga Forumi Civil 2010. Drejtuesi i tij, ish-Presidenti Alfred Mosiu, duke iu referuar komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, tha se nuk është hera e parë që kodi elektoral iu nënshtrohet ndryshimeve, pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve.

Ish-Presidenti kërkoi që t’i jepej fund praktikës së ndryshimeve të ligjit zgjedhor, pa u konsultuar mirë.

“Ende nuk e dimë nëse do të kemi në kohë një kod të përshtatshëm. Mësuam se do të jetë gati në dhjetor, por ku ka mungesë kohe, bëhen rregullime jo të plota të ligjit zgjedhor. Jemi i vetmi vend që pothuajse para çdo procesi zgjedhor jemi marrë me kodin, por asnjëherë nuk kemi arritur atë që duhet”, u shpreh Moisiu.

Ish-Presidenti i kërkoi OSBE/ODIHR-t, qe të mos mjaftohen vetëm me rekomandime, por bashkë me ekspertët tanë të hartojnë një Kod Zgjedhor të nivelit europian.
Në këtë tryeze ishin të pranishëm ish-Presidenti Bamir Topi, bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla, kryetarja e KQZ-se, Lefterie Luzi etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb