TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka komentuar situatën politike në vend në një intervistë për News24. Ai është i mendimit se në sistemin e drejtësisë duhet bërë një revolucion. Po sipas tij politika aktuale nuk e do reformën në drejtësi, pasi ka frikë nga zullumet që ka bërë.

“Komisioni për reformën në drejtësi ka bërë një punë të madhe, në sistemin e drejtësisë duhet revolucion, por politika nuk e do reformën në drejtësi. Politika ka frikë nga zullumet që ka bërë, ajo duhet të rrijë larg pushtetit gjyqësor”.

Ish presidenti shkon më tej ndërsa thotë se është opozita ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Po sipas tij edhe përfaqësuesi i tyre në këtë komision, Eduard Halimi u dorëhoq, pikërisht se ndante pikëpamje të ndryshme me PD-në.

“Dorëheqja e Halimit nga Komisioni i Reformës në Drejtësi ka ardhur si pasojë e draftit të ri që kërkon PD. Halimi nuk ka rënë dakord me partinë demokratike, pasi opozita nuk e do reformën në drejtësi”.

Ndiqni intervisten e plote te realizuar nga Marsela Karapanco

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: