TIRANE- Ish-presidenti Alfred Moisiu deklaroi se reforma në drejtësi është boshti kryesor për demokracinë.

I pranishëm në një takim për reformën të organizuar nga rrjeti i shoqatave civile, Moisiu pohoi se në ndikim dhe rol të madh në këtë proces po luajnë ndërkombëtarët.

“Më në fund politika po merret seriozisht. Rol të madh luajnë ndërkombëtarët. Reforma në drejtësi është boshti kryesor për demokracinë. Komisioni i Venecias është i angazhuar”, tha ish-presidenti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: