Ish-presidenti Rexhep Mejdani është nderuar nga Akademia e Shkencave me titullin ‘Akademik Emeritus’.

Titulli në fjalë mban firmën e kreut te Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë bëri të ditur se ditën e sotme do të ndante diplomat të njësuara anëtarëve të Asamblesë që kalojnë në statusin ‘Akademik Emeritus’, çmim që e ka fituar ish-presidenti Rexhep Meidani.

Me marrjen e këtij titulli të nderuar nga Mejdani, ky i fundit rreshtohet mes anëtarëve të kësaj Akademie që kanë titullin më të lartë. Ish-presidenti Rexhep Mejdani, përveç politikës, ka dhënë kontributin e tij të çmuar në fushën e fizikës, ndërsa është nderuar me shumë tituj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb