Ish-presidenti serb, Boris Tadiç u akuzua nga qeveria aktuale e Serbisë për deklarata kundër Vuçiçit në lidhje me Kosovën.

Ai ka reaguar ndaj akuzave duke thënë se qeveria aktuale serbe është servile ndaj ndërkombëtarëve, në lidhje me kërkesat e tyre për Kosovën.

“Më parë ata cilësonin politikën time si të pabesë, qytetarëve u premtonin se do të anulohet çdo gjë që është biseduar me Prishtinën, ndërsa në prapaskenë po u bëheshin servil komunitetit kombëtar për zgjidhjen e problemeve me Kosovën”, tha Tadiç në një reagim, trasnmeton lajmi.net.

Më tej Tadiç deklaroi se tashmë udhëhqja aktuale serbe po përmbushë premtimin për ta dorëzuar Kosovën.
“Për politikën ndaj Kosovës, kjo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e asaj që nuk e kemi humbur as në luftë, dikush duhet të jetë tradhtari”, deklaroi ish-presidenti serb.

Madje ai akuzon Vuçiçin se a ka humbur edhe veriun, duke theksuar se në Bruksel janë bërë pazare në dëm të shtetit serb.

“Premtimet për qytetarët nuk janë plotësuar, e tani ka ardhur koha që ta dorëzojnë Kosovën duke pasur parasysh presionet ndërkombëtare. E tash lindi nevoja të më thonë mua ustash”, përfundoi Boris Tadiç.

Akuzat e tilla ndërmjet Vuçiç e Tadiq për temën e Kosovës, ka pasur mjaft shumë në periudhën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: