Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar sot dhe debatin që kanë shkaktuar dekorimet e bëra nga pasardhësi i tij, Ilir Meta si dhe ‘përplasjet’ e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ Topi teksa u ndal tek kjo çështje ndau për herë të parë një ndjesi keqardhje që ka ndjerë teksa ka drejtuar shtetin, pasi do duhej të kishte dhënë më shumë dekorata, pasi lista ishte shumë e gjatë. Ai tha se është e drejtë ekskluzive e presidentit që të bëjë dekorata, por disa prej tyre vijnë nga institucionet e tjera.

“Ai që ka shërbyer si president 5 vite nuk duhet të komentojë vendimet e pasardhësit. Në çdo rrethanë jam i predispozuar që të jap vlerësimet institucionale dhe të jap mbështetjen time. Është kod moral i pashkruar që duhet të zbatohet. Është e drejta ekskluzive e presidentit për aq sa ja jep ligji, që të bëjë dekorimet. Në linjën e dekorimeve ka natyra të ndryshme. Një pjesë e dekorimeve vijnë nga institucionet e tjera. Për artistë, sportistë, është dikasteri përkatës. Por kjo s’ja heq të drejtën presidentit kur ai do që të dekorojë një figurë të caktuar. Nuk futem në bindjen e presidentit për të dekoruar një figurë të caktuar, është bindja e tij. Mua më ra rasti që të jem në vigjilje të 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Kur e kam dekoruar Ismail Qemalin me “Urdhrin e Flamurit” shikoja që ai që ngriti flamurin se kishte “Urdhrin e Flamurit”. Atë e mbante vetëm një institucion, që ishte Komuna e Pezës për shkak të Konferencës së Pezës. Përfytyroje se çfarë ndodh këtu. Përderisa është zgjedhur presidenti, ai operon në kuadër ligjor, por ka dhe vullnetin e tij. Një pjesë e mirë e dekorimeve vinte nga institucionet e tjera. Po ndaj diçka me ju për herë të parë se nuk ndihem mirë që s’kam arritur që të dekorojnë të gjithë ata, pasi ishte një listë e gjatë. Pastaj ishte një grup këshilltarësh dhe bëhet gjykim analitik dhe më pas është vendimmarrja e presidentit. S’ka vend për ironi. Pastaj le të jetë në çmimin e secilit prej të dekoruarave. S’mund të bësh fyerje për një kapacitet që ka institucioni i Presidencës. Ligji është pasuruar, pasi janë futur në lojë dhe institucionet e tjera. Secili ka fushën e vet të veprimit. Kjo punë duhet të shkojë në një lloj natyrshmërie.”, tha Topi.

Ka pasur një sfidë nga ana e presidentit, i cili e ka ftuar në debat në media me kryeministrin.
Duke u ndalur tek debati dhe përplasjet Rama-Meta, Topi pohoi se; “Është vullnet i presidentit dhe s’mund të bëjë një profil antropologjik të subkoshiencës së tij. Meta, profilin politik e ka shumë të fortë. Madje ku iu bë cv-ia e tij, u tha se ishte politikan karriere. Çështja është që kur ekziston një dekret, aty të jesh i çliruar nga pasionet partiake. Edhe unë isha në politikë, ishte president, u kthye në politikë. Për sa kohë që kjo nuk është e ndaluar në ligj, s’ka problem!”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: