POLIÇAN– Ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit janë hedhur në protestë, pasi më vitin 2014 u hoqën nga puna.

Ndonëse atyre iu premtua trajtim i veçantë, ish-punonjësit shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asgjë, pavarësisht se për 25 vite kishin punuar në prodhimin dhe demontimin e municioneve. Mësohet se ata prej 3 vitesh nuk kanë marrë asnjë trajtim në lekë.

“Të trajtohemi si 850 punëtorët e uzinës mekanike. Na u hoqën 15 vjet me parë por përfituan pension”, pohuan njëzëri protestuesit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: