Niara Terela Isley, një ish-oficere gjurmuese radarësh e Forcave Ajrore të SHBA, kujton nën hipnozë incidente të çuditshme dhe tronditëse. Isley pretendon se është rrëmbyer nga krijesa jashtëtokësore, alienë zvarranikë të cilët e kanë përdhunuar me dhjetëra herë në hënë.

Gruaja tha se ajo ishte rrëmbyer nga një alien me një bisht dhe u dërgua në një bazë sekrete në skajin më të largët të hënës.

Isley tregoi se ka punuar në Tonopah Test Range, në Nevada, por tha se kujton shumë pak detaje në lidhje me kohën e saj atje. Ajo pretendon se rojet e sigurisë e kanë futur në një vend nën tokë ku e kanë përdhunuar para një audience pasi i kishin bërë një injeksion me drogë në qafë.

Më pas Niara tha se ishte përdhunuar në Hënë duke përshkruar pjesë të çuditshme dhe tronditëse të incidenteve nën hipnozë.

Në intervistat e xhiruara, ajo pohoi se ishte marrë në hapësirë 8 deri në 10 herë gjatë disa muajve, kur ajo ishte 25 vjeç dhe se ishte përdorur si lodër seksi nga alienët. Isley thotë se ajo është një ndër shumë femrat që çoheshin në Hënë për t’u kthyer në skllave seksi.

“Në Hënë ishte një bazë sekrete e alienëve. Aty më kanë çuar mua dhe shumë femra të tjera dhe na përdornin për seks. Në vitin 1980 mua më kanë fshirë kujtesën dhe mund të rikujtoj ngjarjet vetëm nën efektin e hipnozës”, ka rrëfyer Isley.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb