IZRAEL

Një ish-i dërguar i OKB-së për çështjet palestineze ka dënuar vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të dëbuar vëzhguesit ndërkombëtarë nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor, një pikë e nxehtë e tensioneve izraelito-palestineze.

John Dugard, një profesor i së drejtës ndërkombëtare, i cili më parë ka shërbyer si raportues i posaçëm në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çështjet palestineze, përshkroi vendimin për të dëbuar Praninë Ndërkombëtare të Përkohshme në Hebron si “të ligë”.

“Situata në Hebron është shumë e paqëndrueshme,” tha ai për RT, duke shtuar se vëzhguesit “kanë mbajtur paqen mjaft të suksesshme” edhe  pse tensonet mes palestinezëve dhe ‘kolonëve’ hebrenj izraelitë vazhdonin.

Misioni 64-anëtarësh ka qenë i pranishëm në Hebron që nga viti 1994. Ndërsa palestinezët përbëjnë shumicën e popullsisë së qytetit, ushtria izraelite ka kontrolluar pjesët e qytetit që nga viti 1997 në një përpjekje për të mbrojtur ‘kolonët’ izraelitë. Të hënën, Netanyahu njoftoi se do t’i refuzonte vëzhguesit të vazhdonin misionin e tyre duke i akuzuar ata për veprime kundër interesave të Izraelit.

(BalkabWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb