Ish-senatori italian Antonio Raci, i cili njihet për marrëdhëniet e tij të mira me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka bërë një propozim interesant për një finale paralele në “Champions League”.

Raci mendon se dy ‘viktimat’ e gjysmëfinaleve, Roma dhe Bayern, duhet të luajnë një përballje me njëra-tjetërn në Korenë e Veriut. “Roma është vjedhur dhe një finale me Bajernin në Pyongyang, në stadiumin më të madh në botë, do të ishte fantastike. Ky propozim do të vlerësohet nga presidenti Kim dhe gjithë bota. Duhet një grusht i fortë për t’u thënë “mjaft” padrejtësive. Sporti sjell paqe.”

Një ide që do të sjellë shumë diskutime, duke rihapur edhe një herë polemikat e gjysmëfinaleve të “Championsit”, që çuan në finale Liverpulin dhe Realin e Madridit. “Roma u vodh, ashtu si Juventusi në Madrid dhe Torino, – vazhdon ish-senatori Antonio Raci për “Radio Cusano Campus”. – Të organizojmë një finale paralele në Kore dhe të tregojmë se e gjithë bota do paqe. Duhet VAR-i edhe në Champions.”

Kujtojmë që diktatori i Koresë së Verit, Kim Young-un është një fans i madh i futbollit dhe ky propozim mund të mos jetë thjesht në kuadrin e fjalëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb