Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi atentatin me snajper që iu bë një prej anëtarëve të fisit të njohur për policinë në Elbasan, Ardjan Çapjas, i cili më herët i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera.

Sipas tij, lloji i armës së përdorur për të eliminuar fizikisht Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale, por i duhet policisë të hetojë e gjejë kush janë realisht autorët, shtoi ai.

“Atë tip arme e përdorin forcat speciale, kanë lente me precizion të lartë. Snajperisti ka qenë 250 metra larg, personi normal që është stërvitur, ai ka mundur ta qëllojë në shpatull, shumë afër zemrës. Është një armë që shkakton shumë dëmtime kur hyn e del plumbi.

Pozita e banesës nuk i ka lejuar snajperistit më shumë fushëpamje që ta godiste sërish. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal, por policia duhet të hetojë. Kur marrin pjesë shumë persona diku do gabojnë. Cdo gjë shikohet dhe vullneti i njerëzve për të ndihmuar për të dhënë informacion të con drejt zbardhjes së ngjarjes. Polica e di kush e ka organizuar, janë kundërshtarët e tij. Hetimi duhet të nisë nga ish specialët, dihet që ata kanë një rivalitet me të”,- tha Breçani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb