TIRANE- Ish-shefi i SHIKU-t, Fatos Klosi ka deklaruar se historia e “Babales” është qesharake. I ftuar në emisionin “Tëpaekspozuarti” në News 24, ai shtoi se Prokuroria dhe Policia nuk mund të sulmohen për këtë pjesë.

Sipas Klosit, partitë politike po luajnë një lojë me ketë skenar, ndërsa shton se edhe debatet televizive  e pengojnë punën  hetimore të Prokurorisë.

“Ky diskutimi në studio e pengon Prokurorinë. Unë do të mbroj tezën, në të cilën nuk do të sulmohet policia dhe Prokuroria. Historia Babales është qesharake,  po merren me disa horra. Të dyja palët po luajnë me këtë. Prokuroria shqiptare ka patur probleme më të mëdha. Është rrëzuar nëpër gjyqe, kjo është një nga ngjarjet më të rënda që mund të bëhen dhe mund t’i ndodh një prokurorie”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb