Me kapuç në kokë dhe me pranga në duar nga shërbimi i sigurisë ruse, Sergei Skripal, u fut në një furgon dhe u dërgua në burgun e ashpër të Moskës, Lefortovo.

Që nga ditët cariste, aty futeshin të burgosurit më famëkeq që akuzoheshin për spiunazh apo tradhëti. Nën udhëheqjen e Stalinit, blloqet e këtij burgu ishin një pjesë kyçe në procesin e torturave.

Në vitin 1996, policia e re, e quajtur FSB, kishte marrë përgjegjësinë për burgun. Pas arrestimit të tij në fund të vitit 2004, Skripal, një kolonel i dalë në pesnion me një rekord të shquar ushtrie, krahu i inteligjencës ushtarake ruse, u rrënua me statusin e një të burgosuri.

U trajtua si të ishte një bandit i vërtetë moskovit, që kishte vrarë e bërë krime. Në trupin e tij bënë tatuazh dhe logon e nazistëve. Rutina e burgut të Leftovos nisi të dominonte çdo orë të jetës së Skripal, javët e errëta të dimrit të acartë kishin ardhur.

Një herë në javë lejohej ta vizitonte gruaja, e cila i dërgonte ushqime e veshje. Skripal u përball me 17 hetues që e morën në pyeje përgjatë 2 viteve që qëndroi në Lefortovo.

Pasi ishte i lirë nga burgu, më vonë doli se Skripal ishte paguar 100 mijë dollarë për aktivitetet e tij të spiunazhit në Angli, ku dhe vazhdonte jetën e tij derisa të helmohej me agjent nervor në Salisbury, akt pas të cilit dyshohet presidenti rus Vladimir Putin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb