Dhjetë vjet më parë, ‘bëmat’ e Princit Harry ishin në rend të ditës. Tani ai është i martuar dhe baba i një familjeje dhe përpiqet të qëndrojë larg skandaleve, por një ish-striptiste që e takoi atë në Las Vegas ka vendosur të nxjerrë në ankand të mbathurat që Duka i Sussex-it veshi natën kur u takuan. Carrie Reichart tha për “The Mirror” se ata po luanin një version të djallëzuar bilardoje, që përfshinte heqjen e një veshjeje. Harry hoqi të brendshmet!

Harry atëherë ishte 28 vjeç dhe ishte në Amerikë me miqtë. Një natë takuan disa vajza dhe së bashku bënë lojën e nxehtë dhe Duka i Sussex-it hoqi qafe brekët dhe një kostum, i cili i mbeti Carrie Reichart. Gruaja kishte idenë që të nxirrte në ankand të brendshmen së bashku me fustanin që kishte veshur kur takoi Harry-n dhe më 17 gusht dikush do të mund t’i blinte këto veshje.

Carrie ka një kujtim të këndshëm për nipin e Mbretëreshës Elizabeth që nuk përkon me përshtypjen që bashkëshorti i Meghan Markle përcjell aktualisht: “Harry tani është bërë shumë i mërzitshëm. Kur ai ishte në Las Vegas të gjithë e donin atë dhe i pëlqente ndjenja e tij e argëtimit. Të paktën këto veshje të kujtojnë se si ishte dikur Harry. Është për të ardhur keq që është bërë serioz dhe me pak humor. Edhe një baba i martuar me dy fëmijë duhet të argëtohet herë pas here”, shtoi Carrie.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb