Kryeministri italian Giuseppe Conte, pas një dreke pranë sheshit Spagna, ka shëtitur nëpër rrugët e qendrës së kryeqytetit italian Romë, ku është ndaluar nga shumë kalimtarë dhe tregtarë.

Në një moment pranë tij është afruar një vajzë e re, e bukur, që pa maskë i prezantohet Contes si një’ ish studente e tij’, dhe e provokon kryeminstrin:’Duhet të heq mbathjet dhe reçipetat për të bërë foto të këtij tipi. Le të bëjmë një selfie’.

Pas disa momenteve të silketshme dhe teksa vajza shkrepte foton me Conten ai replikon: ’Le të mbajmë distancën’ ka thënë ai.

Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar edhe identitetin e vajzës e cila quhet Alessandra Cantini. Autorja e librit “Sacro Maschio” ka publikuar foton në rrjetet sociale dhe shkruan: “Nuk kam nevojë për maskë dhe do t’jua shqyeja në më pak se një minutë”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: