Dy ish të burgosur të rekrutuar nga grupi i mercenarëve Wagner, pas kapjes kanë përshkruar përvojat e tyre të luftimeve në Ukrainë.

Duke folur për CNN , dy luftëtarët përshkruajnë sulmet e vijës së parë të fronit pranë fshatit Bilohorivka, që i krahasuan me përparimet e Luftës së Parë Botërore.

“Ishim 90 veta. Gjashtëdhjetë vdiqën që në sulmim të parë, të vrarë nga zjarri i mortajave. Shumë prej nesh edhe u plagosën. Nëse një grup vritet dërgohet grupi i dytë”, tregon njeri prej tyre.

Ai tha se kishte pak mbështetje për të plagosurit ose ata që po vdisnin.

“Nëse je i plagosur, fillimisht largohesh vetë, si të mundesh, diku në një vend neutral ku nuk ka zjarr dhe nëse nuk ka njeri përreth që të të ndihmojë, mundohesh t’i japësh ndihmën e parë vetes”, tha ai.

Ata rrëfejnë se nëse nuk i bindesh urdhrave të komandantëve, pasojat janë vdekjeprurëse.

“Një person nga grupi ynë ishte shumë i frikësuar. Na urdhëruan të ecnim përpara por ai u fsheh në një pemë dhe nuk pranonte të lëvizte. E morën, e dërguan 50 metra larg bazës, e detyruan të gërmonte varrin e tij dhe më pas e qëlluan”, kanë treguar ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: