NGA ORNELA MANJANI*

TIRANË- Ministria e Financave pub likon pagesat e dëmshpërblimeve të ish-të dënuarve politikë për pesë këste. Janë në total 2869 ish-të përndjekur politikë që marrin paratë: përfituesit e këstit të parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë. Lista është hartuar bazuar në klasifikimin e kategorive prioritare, të përcaktuara më parë nga dikasteri i Financave. Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe janë  përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese.
Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga
sëmundje të rënda. Për kategorinë e katërt prioritet kanë personat ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët, pavarësisht
moshës në momentin e pagesës, kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç.

Ndërsa për kategorinë e pestë
me prioritet janë personat ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të
radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë me prioritet, janë personat ish-të dënuar që
janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale
jo më të vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie. (Listën e përfituesve e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb