TIRANE- Një grup ish-të përndjekurish politikë janë mbledhur sot para Kuvendit në shenjë proteste dhe kërkojnë njohjen e viteve të punës gjatë kohës që kanë qenë në burg. Bëhet fjalë për një grup ish-të përndjekurish që kanë punuar në minierën e Spaçit.

Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj nga jashtë ambienteve të Kuvendit, protestuesit kërkuan që të trajtohen me ligjin e 2014-ës për ish-të përndjekurit dhe jo me atë të 2005. Ata thanë se pavarësisht se ministri i Financave Arben Ahmetaj u kishte premtuar zgjidhje të situatës, pohuan se nuk kishin marrë asnjë përgjigje.

“Ne duam të trajtohemi me ligjin e 2014-ës, dhe jo me ligjin e 2005. Po dhe të vijmë çdo herë në Tiranë s’kemi takat, se ka shpenzime. Dua të takoj kryeministrin, se më këta të tjerët na ka dalë boja, s’na përfillin fare”, tha një nga protestuesit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb