Mohammed Salah mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë. Sulmuesi anësor jep maksimumin si te Kombëtarja e Egjiptit, ashtu edhe me Liverpool.Nuk është në këtë linjë mendimi ish trajneri i egjiptianëve, Hassan Shehata, i cili dha mendimin e tij për “Sada al-Balad”.

“Ne të gjithë e dimë se Salah është një nga yjet e futbollit botëror, jo vetëm një nga yjet e Egjiptit.Trofetë që ka fituar, golat dhe arritjet e tij i japin të drejtën të quhet yll, por nëse më duhet të bëj një analizë teknike më vjen keq ta them, por Salah nuk ka bërë asgjë me kombëtaren. Duhet të kishte bërë shumë më mirë. Ai duhet të japë shumë më tepër kur luan për vendin e tij. Kaq” – tha ai.

 

5t5
5t5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: