Astrit Hafizi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, ka hedhur dyshimë për komplot te skuadra e Kuësit pas humbjes që kampionët pësuar sot në shtëpi me rezultatin 1-3 kundër Lushnjës. I ftuar në emisionin “gol pas goli”, Hafizi tregoi se ka dyshime te goli i tretë i miqve ku sipas tij 2 qendrat e Kukësit nuk reaguan, diçka që sipas tij një profesionist duhet ta bënte.

“Trajneri nga ana profesionale është treguar shumë korrekt. Brenda në skuadër ka disa probleme. Ju nuk mendoni se menaxheri Halili nuk ka disa pjesë në skuadër që e duan atë. Në rastin e golit të tretë asnjë nga dy mbrojtësit nuk zgjidhin problemin brenda zonës së rreptësisë.

Përse nuk reagoi asnjëri. Të lutem shumë nuk është faji i Milinkoviçit këtu, nëse flasim nga ana profesionale. Ai shumë mirë që do ja bëjë si propozim presidentit që ‘unë dua të largohem’. Se ka dhe trajner të tjerë që presin reagimin e presidentit”, tha Hafizi për Super Sport.

Kujtojmë që në klubin e Kukësit përflitet për një përçarje mes menaxherit Naim Halili dhe trajnerit Mlladen Milinkoviç dhe sipas Hafizit lojtarët mund të kenë vepruar për t’i dalë kundër serbit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb