Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit të bëjnë negociata direkte, duke paralajmëruar se një përplasje e rastësishme midis forcave amerikane dhe atyre ruse mund të çojë në luftë të hapur.

“Unë jam shumë i alarmuar”, tha Gorbaçovi, i cili udhëhoqi Bashkimin Sovjetik ndërmjet 1985 dhe 1991, për agjencinë e lajmeve Interfax.

Politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, sanksione dhe madje edhe sulme ushtarake”, thotë ai.

“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, thotë ai, duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.

Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë shtuar që pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani.

Gorbaçovi, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1990, u bëri thirrje udhëheqësve aktualë në Kremlin dhe Shtëpinë e Bardhë të ndjekin shembullin e tij.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: