KOSOVË-Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gjetur i vrarë në mbrëmjen e së enjtes në një mal, afër Korreticës së Epërme të Drenasit.

Ish-ushtari i UÇK’së, me inicialet B.C., 37 vjeç, jetonte jashtë Kosovës, ndërsa në Drenas kishte ardhur për pushime, bën të ditur koha.net.

HETIMET
Rreth orës 20:30 në një mal, afër Korreticës së Epërme të Drenasit është gjetur një trup i pajetë. Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë në regjionin e Prishtinës, ka thënë për Gazetën Express se stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur në Korreticë të Epërme, është e vrarë.

“Rreth orës 20:30, njësitë policore kanë gjetur një trup të pajetë në Korreticë të Epërme. Stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur është e vrarë”, ka thënë Ahmeti. Ahmeti ka shtuar se Policia e Kosovës është duke punuar në ndriçimin e rastit dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Koha.net ka siguruar një fotografi të ish-ushtarit të UÇK-së, i cili sipas tyre kishte jetuar jashtë Kosovës, ndërsa në Drenas kishte ardhur për pushime.
(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: