“Granit Xhaka meriton respekt”! Ai që e thotë këtë frazë për mikrofonët e “Sky Sports UK”, është Patrik Vieira, ish-ylli i Arsenalit, sot trajner i Nisës në kampionatin francez, që prek çështjen më të nxehtë në klubin londinez, me lojtarin shqiptar që është shkarkuar nga trajneri dhe tifozët dhe është me valixhe në dorë.

“Ndihem keq për të sepse po kalon një moment shumë të vështirë tek Arsenali. Mendoj se duhet të kujtojmë gjithçka ai ka bërë në këta vite. Meriton respekt. E shikoj të pavend që shumë ish-lojtarë janë turrur kundër tij duke thënë gjëra të këqija. është e lehtë ta bësh diçka të tillë në kushte. Ai është një karakter i fortë dhe do jetë në gjendje që të ringrihet sepse është një lojtar shumë i mirë dhe do ta tregojë këtë gjë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: