EL SALVADOR

Drejtësia në shtetin e vogël amerikano-qendror, El Salvador ka goditur ish-Zonjën e Parë të vendit.

Ana Ligia de Saca është dënuar me 10 vite burg për pasurim të paligjshëm. I njëjti dënim është dhënë dhe për vëllain e saj, Oscar Edgardo Sol Mixco.

Ajo duhet ti kthejë shtetit 17.6 milionë dollarë. Aktualisht burri i saj, ish-Presidenti Tony Saca e ka një dënim prej 10 vitesh burg. Ai gjithashtu duhet ti kthejë shtetit një detyrim prej 260 milion dollarësh.

Saca ka qenë President në periudhën 2004-2009 ku ka kryer krime sipas Gjykatës që e kanë çuar në pasurim ta paligjshëm të familjes së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb